Veliaj me parrullën 'Rama ik', ironizon keq Bashën në gjuhën hollandeze: 30 Qershori iku tani! Fat dhe durim

Publikuar tek: politike, më 17:20 23-06-2019 Veliaj me parrullën 'Rama ik', ironizon keq Bashën në gjuhën hollandeze: 30 Qershori iku tani! Fat dhe durim

Ashtu si kryeministri Edi Rama që përdor memet, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë sot një mesazh me anë të një karikature.

Veliaj ka shpërndarë punimin e karikaturistit të njohur Bujar Kapexhiut, ku shihet kryebashkiaku socialist duke mbatur në dorë një tabelë 'Rama ik', ndërkohë përgëzon kreun e demokratëve Lulzim Bashën për protestën paqësore.

Me ironi të thellë, Veliaj i uron fat dhe durim Bashës në gjuhën hollandeze, teksa i thotë se duhet të presë zgjedhjet parlamentare të 2021-shit se 30 Qershori iku tani.

'30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal dhe duhet me nejt pak më shumë në Shqipëri këto dy vite, me gjithë respektin për Hollandën! ?? Ik ëens je veel geluk en geduld! (Të uroj fat dhe durim)', shkruan Veliaj krahas karikaturës.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032880067825317
array(1) { ["section"]=> string(110) "veliaj-me-parrullen-rama-ik-ironizon-keq-bashen-ne-gjuhen-hollandeze-30-qershori-iku-tani-fat-dhe-durim-169422" }