Veliaj mesazh ngushëllimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës: Ike beftas e dhurove veç buzëqeshje, dashuri e përkushtim për qytezën e vogël

Publikuar tek: politike, më 19:00 22-02-2020 Veliaj mesazh ngushëllimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës: Ike beftas e dhurove veç buzëqeshje, dashuri e përkushtim për qytezën e vogël Veliaj, Memolla

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij , kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

 “Shpesh zoti na shtyn për mirësi, përqafime e bashkëpunim pa e kuptuar pse. Por me sa duket ka një pse! Prehu në paqe miku ynë, Haxhi Memolla, kryetar i Bashkisë Rrogozhinë! Ike beftas e dhurove veç buzëqeshje, dashuri e përkushtim për qytezën e vogël e gjithë ne që të njohëm”, shjkruan Veliaj në mesazhin e ndjerë.

Kryebashkiaku socialist ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë në Peshkopi duke konsumuar kafe në lokal pasi kishte shkuar të shihte ndeshjen Korabi - Egnatia.

Memolla njihej edhe si biznesmen. Ai ishte pronar i restorant “Memolla” në Rrogozhinë. Sakaq ai ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095901489257812
array(1) { ["section"]=> string(142) "veliaj-mesazh-ngushellimi-per-kryebashkiakun-e-rrogozhines-ike-beftas-e-dhurove-vec-buzeqeshje-dashuri-e-perkushtim-per-qytezen-e-vogel-196105" }