Veliaj në Kavajë, mesazh për Bashën: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë! Fal një nga ato që ke dhe pastaj…

Publikuar tek: politike, më 16:18 17-01-2021 Veliaj në Kavajë, mesazh për Bashën: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë! Fal një nga ato që ke dhe pastaj… Erion Veliaj takim me strukturat e PS ne Kavaje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme ka qenë në qytetin e Kavajës, ku ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste.

AI ka dhënë edhe një mesazh për kryedemokratin Basha, kunati i të cilit ka ngritur një padi për Veliajn për shkak të një leje të padhënë nga kryebashkiaku.

Veliaj tha se vetëm kur të vdesë ai do të kalojë leja për vilën e pestë, ndërsa ka shtuar se kunati i Bashës duhet të falë një nga vilat që ka dhe më pas të aplikojë për vilën tjetër.

S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I publikoi videon në Instagram, Topalli i përgjigjet Ramës: Ka hallin e vet, Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve
Rama nuk i ndahet Jozefina Topallit, ironizon Bashën me fjalët e saj: Është 'fake'! »
Article Logic
Execution time: 0.011359930038452
array(1) { ["section"]=> string(129) "veliaj-ne-kavaje-mesazh-per-bashen-vetem-po-vdiqa-une-do-te-kaloje-leja-per-vilen-e-peste-fal-nje-nga-ato-qe-ke-dhe-pastaj-235344" }