Veliaj nga Petrela: Opozita hoqi dorë nga dhuna pas ndërhyrjes energjike të SHBA dhe BE

Publikuar tek: politike, më 11:34 22-06-2019 Veliaj nga Petrela: Opozita hoqi dorë nga dhuna pas ndërhyrjes energjike të SHBA dhe BE

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në një takim me banorët e Petrelës, Krrabës dhe Bërzhitës, ku prezantoi disa nga projektet që do të realizojë gjatë mandatit të dytë.

Duke iu referuar protestës së djeshme të opozitës, ai u shpreh se falë ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, ambasadës së SHBA dhe BE, protesta e PD-LSI për herë të parë nuk ishte e dhunshme. Çka tregon se opozita ka mundësi të tregohet qytetare, por nuk do.

“Dje pashë protestën e tyre. Falë ndërhyrjes energjike të SHBA, BE, OSBE dhe vendeve anëtare, protesta nuk degjeneroi në dhunë. Ndaj, urime Lulit, do të thotë që e paskan mundësinë të sillen si njerëz, e paskan aftësinë të sillen si qytetarë, e paskan të gjithë shansin që njerëzit e tyre të mos i trajtojnë si një kope që thotë: Skape kryeministrin, skape Parlamentin, skape Bashkinë! Pra, Partia Demokratike ka fuqi t’i trajtojë njerëzit me dinjitet. Një parti që për 9 protesta me radhë i trajtonte njerëzit si Balo dhe Lordi, skape Balo, skape Lordi! Në PS i trajtojmë njerëzit si njerëz dhe jo si kope për t’iu sulur godinave, jo si kope për të shkatërruar pronën publike, jo si kope për të djegur shkollat. Në momentin që i shikon njerëzit si të lidhur me litar, skape Lordi, skape Balo, skape Xhina, do të thotë që s’ke respekt për njerëzit. Fakti që një ditë u thua, nesër do ju shqyejmë dhe pastaj kur dikush bërtet i lidh me zinxhirë, do të thotë që i trajton njerëzit si të dorës së dytë, si mjete, si vegla për të kapur ti pushtetin, por jo për t’i respektuar, se një lider politik nuk u thotë njerëzve skape për institucionet. Për të gjithë ju, që sot keni lënë partinë e Balos, Lordit, Xhinës dhe keni ardhur në një parti ku njerëzit nuk trajtohen si qenë, por trajtohen me respect, mirëserdhët në familjen socialiste!”, u shpreh Veliaj.

Më tej, kandidati socialist tha se java që lam pas tregoi sesi politika që drejtohet nga interesat e ngushta dhe personale të atyre që e drejtojnë mund të djegë shkolla, vatrat e dijes. 

Gjithashtu, ai shtoi se ngjarjet e ditëve të shkuara treguan edhe se politika siç është një mjet për të bërë mirë dhe qeverisur për qytetarët ashtu është edhe një mjet për të bërë keq, siç po bën opozita sot. “Politika sa është një armë sa është një vegël për të bërë mirë, qenka dhe një armë për të bërë keq, qenka dhe një armë për të përçarë, qenka dhe një armë siç thuhej 500 vjet që ishim në sundim, ‘’Përça e sundo”’. Dhe pas 500 vjetësh robëri dhe 50 vjetësh komunizëm, nuk besojmë te filozofia “përça e sundo”. Ne besojmë te filozofia bashkim dhe puno, ne besojmë se ka shumë gjëra që na bashkojnë se na përçajnë”, tha Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025846004486084
array(1) { ["section"]=> string(93) "veliaj-nga-petrela-opozita-hoqi-dore-nga-dhuna-pas-nderhyrjes-energjike-te-shba-dhe-be-169260" }