Veliaj nuk përmbahet ndaj opozitës: Mendojnë për by**ën e tyre...Idiotët si vigani-shkurtabiqi (Nuk kursen as Blendi Klosin)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 26-09-2019 Veliaj nuk përmbahet ndaj opozitës: Mendojnë për by**ën e tyre...Idiotët si vigani-shkurtabiqi (Nuk kursen as Blendi Klosin)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin nuk ka lënë pas as ironinë

Veliaj u ndal tek tryeza për Reformën Zgjedhore, ndërsa u shpreh se përfaqësuesit e opozitës "mendojnë për by**ën e tyre".

Veliaj iu rferua këtu  faktit që u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore, Ivi Kaso dhe Myslim Murrizi, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës parlamentare të cilët më pas u rikthyen.

“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; mendojnë për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë vërtet heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u ndal po ashtu edhe tek lejet mjedisore. Sipas Veliajt këtë kompetencë nuk duhet ta ketë më qeveria, por bashkia.

Teksa fliste për lejet mjedisore, Veliaj po ashtu nuk kurseu as ministrin Blendi Klosi. Ai kërkoi hapur që Inspektoriatet e Mjedisit në të gjithë vendin të shkrihen pasi janë struktura të korruptuara, dhe kjo kompetencë t’i kalojë bashkive.

Me këtë kërkesë kryebashkiaku thumboi KlosinL “kolegia ime në Durrës për një disko që bën zhurmë duhet të marrë ministrin”.

 “Kush është Shvejku që nuk do t’i ikin paratë që merr nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit?”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03043794631958
array(1) { ["section"]=> string(125) "veliaj-nuk-permbahet-ndaj-opozites-mendojne-per-by-en-e-tyre-idiotet-si-vigani-shkurtabiqi-nuk-kursen-as-blendi-klosin-179839" }