Veliaj për Monumentin e Pavarësisë: “Tualeti” më i shtrenjtë në Tiranë, i japim fund vandalizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 02-08-2015 Veliaj për Monumentin e Pavarësisë: “Tualeti” më i shtrenjtë në Tiranë, i japim fund vandalizmit

“Tualeti më i shtrenjtë në Tiranë”, kështu e ka konsideruar kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj Monumentin e Pavarëisë, i vendosur në Parkun Rinia në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto në facebook, ku shihet qartë se monumenti do të rikonstruktohet, çka e konfirmon edhe vetë Veliaj duke u shprehur se ai do të jetë gati më 28 nëntor, ditën e pavarësisë.

"Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizimin e Monumentit të Pavarësisë, për ta pasur gati në 28 Nëntor. ‪‎Tirana në punë”, shkruan Veliaj.

Monumenti i Pavarësisë pas tre vitesh i vendosur në qendër të Tiranës, të ofron një pamje të frikshme dhe asapk normale. Shpesh herë ai ka rënë pre e grabitësve që pllakat e monumentit i heqin për t'i shitur më pas në treg në mënyrë ilegale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klosi: Ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia, të qartëson idetë
Akuzat për aksidentin në Kavajë, reagon policia: Çanta iu dorëzua Prokurorit të çështjes »
Article Logic
Execution time: 0.012271165847778
array(1) { ["section"]=> string(98) "veliaj-per-monumentin-e-pavaresise-tualeti-me-i-shtrenjte-ne-tirane-i-japim-fund-vandalizmit-17538" }