Veliaj shpërthen ndaj Bojaxhiut: E kam duruar por ma ka sjellë në majë të hundës, një hipokrit

Publikuar tek: politike, më 23:30 22-02-2018 Veliaj shpërthen ndaj Bojaxhiut: E kam duruar por ma ka sjellë në majë të hundës, një hipokrit

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka quajtur hipokrit kreun e partisë Sfida, Gjergj Bojaxhi, pas deklaratave të këtij të fundit të transmetuara gjatë emisionit “Opinion” përsa i përket ndërtimit të kullave shumëkatëshe në Tiranë.

Veliaj ka thënë se për vete, Bojaxhi e ka ndërtuar shtëpinë në fshat, me milionat e naftës, si dhe e ka quajtur hipokrit që hiqet si ambientalist.

Deklarata e Veliajt:

E kam dëgjuar kaq kohë por më ka ardhur në majë të hundës. Ai që shtëpinë e vetë dhe tokat i ka blerë në fshat, me lekët e naftës. Dhe bërtet dhe thotë “mos po na vijnë çeçenët në fshat”.

Ky është hipokrit, i pafytyrë, edhe grosisti më i madh i naftës në vend edhe ambientalist. Ai na ka hedhur në gjyq për urën te Ekspozita sot dhe për se? Për urën që u bë e re. Ja shife urën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012788057327271
array(1) { ["section"]=> string(99) "veliaj-shperthen-ndaj-bojaxhiut-e-kam-duruar-por-ma-ka-sjelle-ne-maje-te-hundes-nje-hipokrit-111148" }