Veliaj sulmon opozitën nga Vaqarri: Janë mbledhur sot te Gjiri i Lalzit, por diskutojnë për...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 16-06-2019 Veliaj sulmon opozitën nga Vaqarri: Janë mbledhur sot te Gjiri i Lalzit, por diskutojnë për...

Kryebashkiaku Erion Veliaj është duke mbajtur një takim elektoral në Vaqarr.

 

Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranë, gjatë takimit me banorët nuk la pa sulmuar edhe përfaqësuesit e opozitës.

Sipas tij ata sot ndodhen te Gjiri i Lalzit ndërsa janë duke skenuar se si do të shkatërrojnë sipas tij Shqipërinë.

"Edhe ata janë mbledhur janë të gjithë tek Gjiri i Lalzit dhe thonë se si do ia bëjmë të hënën. Të gjithë me këmbë në pishinë. Do fitojë ky takimi jonë këtu që po bën plane se çfarë punësh do bëjnë për të ardhmen, apo për ata që po bëjnë pazare te Gjiri i Lalzit. Ekipi i Saliut, Lulit, Monës dhe Iliri i kanë punët në terezi. Ata e kanë një atdhe të dytë. Arsyeja pse ata nuk vijnë këtu është se s'kanë ca bëjnë këtu. Pyetja është zgjedhjet i bëjmë për hallet tona apo për të atyre. Sot çdo demokrati, LSI-isti unë i them asnjë nuk ndihet mirë kur partia e vet e tradhton. Gjuajnë me fishekzjarre që janë industriale që përdor bashkia për vitin e ri. Dokord ia morën lekët rusit, nëse jeni fakira me ato lekë shkoni blini bukë për kalamaj. Merrni lekët rusit por jetoni vetë. Janë mbledhë te Gjiri i Lalzit dhe diskutojnë. Nga këta pleqtë perversë si Saliu dhe Tit Vasili që rrinë gjithë ditën në Fb shpif njëri vdiq bodigardi, dy pleq me prostatë. Kush ka kap moshën e pensionit dhe e ka zbuluar FB vonë edhe si një plak pervers e ka kuptuar si mund të mbjellë helmin. Si do i pengojë zgjedhjet", tha Veliaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020553112030029
array(1) { ["section"]=> string(96) "veliaj-sulmon-opoziten-nga-vaqarri-jane-mbledhur-sot-te-gjiri-i-lalzit-por-diskutojne-per-168426" }