Veliaj uron 'mirëmëngjes' me imazhin e Bulevardit të Ri të Tiranës që hapet në qershor (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 24-05-2017 Veliaj uron 'mirëmëngjes' me imazhin e Bulevardit të Ri të Tiranës që hapet në qershor (FOTOT)

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë qytetarëve të Tiranës  duke postuar foto nga segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës i cili është gati që të hapet në qershor.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi i trotuareve dhe asfaltimi, gjelbërimi si dhe është vendosur ndriçimi sipas teknologjisë më moderne.  Paralelisht, po punohet për detajet e fundit edhe për parkingun nëntokësor duke i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe këtij shqetësimi.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qëndror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë Tiranë dhe administrata “Veliaj” e ka vendosur nivelin maksimal të vëmendjes duke e kthyer në një projekt real, të prekshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komuniteti i biznesit.

Ndërtimi i këtij Bulevardi po e transformon këtë zonë të lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.

 

 18620375_10155379372021926_6495288819075979943_n.jpg18664297_10155379372036926_4019760646896036153_n.jpg18664211_10155379372016926_6554856272806709715_n.jpg18622641_10155379372031926_743342410833766561_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 77 kg drogë në Qafë-Thanë, si u zbuluan në kufi dy bullgarët trafikantë (FOTO)
Autobusi me pasagjerë merr flakë në ecje, shkak defekti teknik »
Article Logic
Execution time: 0.011061906814575
array(1) { ["section"]=> string(96) "veliaj-uron-miremengjes-me-imazhin-e-bulevardit-te-ri-te-tiranes-qe-hapet-ne-qershor-fotot-79765" }