Veliaj uron Pashkët, jep dhe lajmin e mirë për besimtarët orthodoksë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:29 08-04-2018 Veliaj uron Pashkët, jep dhe lajmin e mirë për besimtarët orthodoksë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli sot urimet për besimtarët orthodoksë, me rastin e festës së Pashkëve.

Përveç urimit, Veliaj dha edhe lajmin e mirë për rigjallërimin e Kishës se Shën Prokopit në Kodrat e Liqenit të Parkut Artificial. Veliaj u shpreh se rikthimi i kishës në vendin ku ka qenë e siç ka qenë, është qershia mbi torte.

“Bashkë me kryepeshkopin kemi finalizuar planet për ringritjen e Kishës së Shën Prokopit. Kisha që u prish gjatë kohës së komunizmit dhe u kthye në restorant, u rikthye në kishë, po ende duket si një restorant i stilit sovjetik. Kështu që, më në fund arkitektët e bashkisë dhe të kishës orthodokse kanë rigjetur të saktë të gjithë dizenjot dhe planin e kishës së vjetër dhe besoj në një kontekst fantastik si liqeni që është transformuar, rikthimi i kishës në vendin ku ka qenë, siç ka qenë, është qershia mbi tortë”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U sulmua nga persona të maskuar, Drishti: Nuk është as Balili e as Shullazi, do t’i tredh vetë
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, flet bashkëshortja: Jetuam rrëmujshëm dhe… (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0098330974578857
array(1) { ["section"]=> string(74) "veliaj-uron-pashket-jep-dhe-lajmin-e-mire-per-besimtaret-orthodokse-116160" }