Veliaj zbulon datën, ja kur do të hapet “Unaza e Madhe” e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 23:51 24-07-2017 Veliaj zbulon datën, ja kur do të hapet “Unaza e Madhe” e Tiranës

Kryetari Bashkisë Tiarnë ishte i ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Tare”, ku ka folur për disa nga projektet më të rëndësishme të bashkisë në 4 vitet  që do të vijnë.

Veliaj ka dhënë dhe afatin se kur do të hapet segmenti parë i unazës së madhe të Tiranës, sipas Veliajt, ky segment do të hapet në fund të sezonit veror. Më tej ai shtoi se me hapjen e këtij segmenti do të nisin punimet për segmentin e radhës nga lundra në Dajt.

“Në fund të verës. Bashkë me kolegët e Ministrisë së Transporteve, kemi ecur me goxha ritëm. Në fund gushtin apo në fillim të shtatorit. Do të vazhdojë pjesa nga Lundra drejt Dajtit dhe do të dalim menjëherë në Kinostudio dhe njësia 4 dhe pastaj sfidë është zgjatimi i Lanës në drejtim të Shkozës dhe Kasharit dhe pastaj sfidë do të jetë zgjatimi i Bulevardit të ri me Unazën Bregut të Lumit. Ajo pastaj do të jetë çlirim përfundimtar”, u shpreh Erion Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085151195526123
array(1) { ["section"]=> string(68) "veliaj-zbulon-daten-ja-kur-do-te-hapet-unaza-e-madhe-e-tiranes-87232" }