Veliaj zbulon projektin, si do të transformohet Parku Rinia në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:18 18-07-2019 Veliaj zbulon projektin, si do të transformohet Parku Rinia në Tiranë Foto e shperndare nga kryebashkiaku Veliaj - projekti i transformimit te Parkut Rinia

Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht.

Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues dhe më funksional.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia do të ketë tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët. Duket se edhe në këtë mandat të dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të jetë së pari te fëmijët, për të cilët në këtë park do të ketë dhe kënd lodrash të posaçëm për ta.

'Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët', shkruan Veliaj.

4.jpg3.jpg2.jpg1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.097042083740234
array(1) { ["section"]=> string(75) "veliaj-zbulon-projektin-si-do-te-transformohet-parku-rinia-ne-tirane-172633" }