Veliaj: Zyrtarët e lartë dalin në pension 60 vjeç, minatorët në moshën 55 vjeç

Publikuar tek: aktualitet, më 10:45 20-03-2015 Veliaj: Zyrtarët e lartë dalin në pension 60 vjeç, minatorët në moshën 55 vjeç Ministri Erion Veliaj

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë  diskutuon sot (e premte, 20 mars 2015) ligjin e ri për pensionet. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo skemë duke bërë edhe një analizë vjetore të vitit që lamë pas.Sipas Veliajt, ndryshimi i moshës së daljes në pënsion do të shëndoshë skemën e pesioneve.

“Menduam se duhej bërë një rokadë: minatorëve t’u ulet mosha e daljes në pension nga 60 vjeç në 55 dhe funksionarët e lartë të shkojnë nga 55 në 60 vjeç. Ndaj është mirë që këto dy skema kompensojnë njera tjetrën”, shtoi Veliaj. Por, pavarësisht arritjeve të vitit 2014, ministri Veliaj kërkoi më shumë përkushtim gjatë 2015-ës.

Sipas ministrit  gjatë vitit 2014 janë arkëtuar rreth 100 milionë dollarë më shumë, duke e cilësuar këtë një vit të sukseshëm të pensioneve.

“Kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar pensionet ka qenë 450 milionë dollarë, ndërsa falë reformës kemi patur një rritje të të ardhurave nga sigurimet me afro 100 milionë dollar. Çka do të thotë, më pak subvencion nga shteti dhe më shumë para për shkolla, për kopshte dhe rrugë”, tha ministri Veliaj. 

Ministri Veliaj vuri në dukje si dy sfida të tjera në fushën e pensioneve edhe dixhitalizimin e sistemit të sigurimeve, duke përfshirë skanimin e të gjitha dosjeve të kontributeve për çdo qytetar, por edhe pajisjen e agjencive me mjete që bëjnë të mundur kontrollin online të gjendjes së llogarisë online për çdo qytetar. Ai bëri të ditur se do të vijojë edhe modernizimi i ambienteve të zyrave rajonale të ISSH-së, duke ndjekur shembullin e zyrave të punës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës/ Arrestohet ish-shefi i sigurisë portuale
Vjedhja në BSH/ Përgjegjësi i arkës Petrit Ramohitaj dënohet me 1 vit e 9 muaj burg »
Article Logic
Execution time: 0.012912034988403
array(1) { ["section"]=> string(81) "veliaj-zyrtaret-e-larte-dalin-ne-pension-60-vjec-minatoret-ne-moshen-55-vjec-6424" }