“Veliera”, Shoqëria Civile përplaset me Kumbaron, ministrja rrethohet me shirita “skenë krimi” (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 02-03-2017 “Veliera”, Shoqëria Civile përplaset me Kumbaron, ministrja rrethohet me shirita “skenë krimi” (Video)

Takimi i sotmë mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile ka përfunduar pas përplasjes dhe debateve të ashpra.

Aulon Kalaja, i cili prej kohësh është në krye të protestës kundër masakrës arkeologjike që po kryhet pranë Torrës Veneciane për shkak të ndërtimit të “Velierës”, i ka kërkuar ministres Kumbaro që të diferencohet nga veprimet e paligjshme dhe shkatërrimin që kryebashkiaku Vangjush Dako po i bën rrënojave arkeologjike të zbuluara gjatë punimeve për projektin.

Kalaja i ka kërkuar Kumbaros të bashkohet me popullin dhe të dalë në mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike, duke e ftuar të bëhet pjesë e protestës së tyre, por duket se Ministrja e Kulturës e ka refuzuar këtë ftesë, duke nisur të flasë gatë e gjerë.

Në këtë moment aktivistët kanë hedhur një shirit duke e rethuar atë si skenë krimi.


video-1488476365 by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacion masiv nga toka dhe ajri në të gjithë vendin, FNSH, helikopterë dhe 4.200 forca policie në aksion
Zbardhet axhenda e Mogherinit në Tiranë, takon Ramën, Metën, por Bashën dhe Nishanin…. »
Article Logic
Execution time: 0.010448932647705
array(1) { ["section"]=> string(100) "veliera-shoqeria-civile-perplaset-me-kumbaron-ministrja-rrethohet-me-shirita-skene-krimi-video-70544" }