‘Vëllai edhe të mërzit’, Majko batuta në Kosovë: Në ’97 ishim gati të vriteshim... E kam të vështirë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:53 18-01-2020 ‘Vëllai edhe të mërzit’, Majko batuta në Kosovë: Në ’97 ishim gati të vriteshim... E kam të vështirë (E PLOTË) FotoArkive: Pandeli Majko

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka mbajtur një fjalim në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, ku ka folur për detyrën e tij gjatë vitit 1999 për kohën kur Kosova ishte në luftë me Serbinë.

Majko ka pranuar se vendet shpesh herë janë mërzitur, por këtë e konsideron normale për dy kombe që janë ‘vllazën’.

Ministri i Diasporës foli edhe për Shengenin e Ballkanit, duke u shprehur se e kishte të vështirë ta pranonte pasi nuk falte, por e dinte që kjo është për të mirën e popullit dhe prandaj vendosi të ndryshonte vendim.

“Ne ndjehemi keq kur na falenderoni. Sepse ne jemi vllau juaj dhe vëllai edhe falenderohet edhe jo. A të mërzit vëllai? Po edhe të mërzit. Si thoni ju në Kosovë? Vllai i shkiau. Në ato momente na shkonte ndër mend që do të na përmendej emri brez pas brezi…për keq. Ne ishim gati të vriteshim në ’97 por u mboldhëm dhe thamë Kosova nuk mund të humbasi ne duhet të bashkohemi. S’jam nga ata që fal kollaj por ja që duhet bërë. E kam të vështirë të konceptoj lëvizjen e lirë. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në 99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin,”-tha Majko në fjalën e tij.

Sakaq, Majko u ndal dhe te sakrifica e liderëve të sotëm të Kosovës, gjatë luftës për liri.

“Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej president i Kosovës por u vetëpërkufizua si përfaqësues dhe kryetar i delegacionit dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai. Kam përballë kryeministrin e Kosovës. Nuk besoj se kur mbante trupin e të vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë mendonte se një ditë do të përfaqësonte një forcë politike të re e do të ishte kandidat për kryeministër. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën e shumë të tjerë që nuk jetojnë që bënë detyrën tonë”, ka shtuar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007080078125
array(1) { ["section"]=> string(107) "vellai-edhe-te-merzit-majko-batuta-ne-kosove-ne-97-ishim-gati-te-vriteshim-e-kam-te-veshtire-e-plote-192441" }