Vëllai i Kelmend Balilit tregon si u pasurua dhe si ndërtoi hotelin luksoz 'Santa Quaranta'

Publikuar tek: aktualitet, më 21:42 09-01-2018 Vëllai i Kelmend Balilit tregon si u pasurua dhe si ndërtoi hotelin luksoz 'Santa Quaranta'

Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit, ka rrëfyer sesi e ka nisur të pasurohet nëpërmjet biznesit që në vitin 1994 dhe si arriti të blejë dhe të rikonstruktoj një prej resorteve më luksoze në Shqipëri, “Santa Quaranta” në Sarandë.

Bashkim Balili ka thënë se “Santa quaranta nuk është ndërtuar nga themeli por i është nënshtruar rikonstruksionit me me kredi të marra nga banka.

“Si e ndërtuat santa Quaranta-n, është një ndërtim i madh dhe luksoz?”, e ka pyetur gazetarja Eni Vasili.

Bashkim Balili: Santa Quaranta është e vërtetë që është një ndërtim i bukur. Por nuk është ndërtuar nga themeli. Unë i kam hequr këmishë dhe xhaketën dhe i kam veshur kostumin, i kam vënë buzëkuq. Është bërë rikonstruksion me parafabrikate. Unë kam qenë në aktivitet që në vitin 1994 që kur u largova nga policia. Investimi i Santës nuk i ka kaluar 2 milion euro.

Santa është blerë në atë kohë me çmimin 566 mijë dollarë. Me çmimin më të lartë nga firma “Balili Kompani”, polici private. Më pas u bëra pronar i robaqepsive të Delvinës. Kisha pothuajse dy punë, bëja shoqërimin e mallrave dhe ruaja tre objekte që kishte rrethi i Delvinës dhe sixhaden që ishte pa u prishur. Këto tre firma greke, të treja më paguanin mua me shuma tepër të mëdha. Merrja 15 mijë dhrami për një polic. Ruaja firmat greke dhe familjet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmime për më të dalluarit e vitit, ku humbën “Bletët e Ramës”?
Politikanët me pushime te "Santa Quaranta", Balili: Do më vësh në siklet po të më pyesësh kush s'ka ardhur »
Article Logic
Execution time: 0.0095160007476807
array(1) { ["section"]=> string(96) "vellai-i-kelmend-balilit-tregon-si-u-pasurua-dhe-si-ndertoi-hotelin-luksoz-santa-quaranta-106017" }