Vëllai i Pablo Escobar kërkon 1 miliard dollarë nga “Narcos”

Publikuar tek: bota, më 18:25 07-07-2016 Vëllai i Pablo Escobar kërkon 1 miliard dollarë nga “Narcos”

Vëllai i baronit të famshëm të drogës Pablo Escobar, i ka dërguar një letër “Netflix” ku i kërkon të vlerësojë sezonin e dytë të serialit “Narcos” për të verifikuar nëse përputhet me historinë e vërtetë.

Por përveç kësaj ai bën të qartë edhe pretendimet e tij për të përfituar 1 miliard dollarë, ose në të kundërt, do t’i hedhë në gjyq.

Roberto Escobar thotë se nuk do të ketë më Narcos, nëse nuk paguajnë shumën që ai kërkon. “Gjithçka është paguaj për të luajtur, dhe ata nuk po më paguajnë mua asgjë. Nuk jam një majmun në cirk, nuk punoj për qindarka”, thotë ai.

Roberto ka qenë kontabilist i kartelit Medelin dhe në vitin 2015 është regjistruar si përfituesi i të drejtave të Pablo Escobar dhe mbiemrit Escobar në Kaliforni.

HHDASghdgh67reenshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leksioni që na jep Sllovenia, policia hyn në Bankën e Shtetit dhe zbraz kompjuterin e Guvernatorit
“Pokemon Go” mbërrin në Android dhe iOS, miliona shkarkime në pak orë por ja rreziqet e saj »
Article Logic
Execution time: 0.011137962341309
array(1) { ["section"]=> string(64) "vellai-i-pablo-escobar-kerkon-1-miliard-dollare-nga-narcos-45868" }