Vëllai i Pablo Escobar prezanton telefonin që paloset, mund të shkatërrohet vetëm nga zjarri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:46 05-12-2019 Vëllai i Pablo Escobar prezanton telefonin që paloset, mund të shkatërrohet vetëm nga zjarri

Për vite të tëra, vëllai i Pablo Escobar punoi si llogaritar në kartelin Medellín Cartel, pasi ai riinvestoi në tregtinë globale të kokainës.

Por tani, 71-vjeçari i ka sytë e tij tek një treg të ri, ai i telefonave.

Roberto Escobar po nxjerr një telefon që paloset përmes kompanisë së tij të investimeve, Escobar Inc.

Telefoni quhet Escobar Fold 1 dhe e ka marrë emrin e vëllait të tij.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Olof Gustafsson tha për CNN se ekrani është i përbërë nga një plastikë që e bën pothuajse të pathyeshme. Ai pretendoi se është ekrani më i qëndrueshëm i telefonave në treg.

Çmimet fillojnë nga 349 dollarë dhe telefoni përdor sistemin operativ Android të Google.

"Telefoni ynë ka kaluar në prova rigoroze," tha Gustafsson. "E vetmja mënyrë e vërtetë për të shkatërruar telefonin tonë është ta djedësh atë, gjë që unë mendoj se askush nuk do ta bënte."

telefoni.jpg

 

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_191204104257-01-pablo-escobar-phone.jpeg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jennifer Lopez dëshiron më shumë fëmijë
Hell's Kitchen, RENATO MEKOLLI ndërpret bashkëpunimin me televizionin, skenaristja: S'e mendoja asnjëherë, por ndodhi »
Article Logic
Execution time: 0.011734962463379
array(1) { ["section"]=> string(98) "vellai-i-pablo-escobar-prezanton-telefonin-qe-paloset-mund-te-shkaterrohet-vetem-nga-zjarri-188493" }