Vëllai i sekretarit të PD, kush është pedagogu doktor shkencash me makinë luksoze që i kërkonte seks studentes (Emri-Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:33 17-09-2019 Vëllai i sekretarit të PD, kush është pedagogu doktor shkencash me makinë luksoze që i kërkonte seks studentes (Emri-Foto) Pedagogu Denis Himci, i cili i kerkon favore seksuale studentes

Personi që shihni në foton e mësipërme është Denis Himci, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan që u denoncua mbrëmjen e sotme pasi i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Emisioni investigativ Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Newsbomb.al mëson se Denis Himci është vëllai i sekretarit të Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himci.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.

Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.

Profesori-doktor i shkencave Denis Himci kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

sdvfergw34g34gsdfg.jpgdasdasda.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15125012397766
array(1) { ["section"]=> string(126) "vellai-i-sekretarit-te-pd-kush-eshte-pedagogu-doktor-shkencash-me-makine-luksoze-qe-i-kerkonte-seks-studentes-emri-foto-178806" }