Vëllai i vuri tritol automjetit të vëllait, shpërthimi tronditës gjatë mesnatës në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:13 25-10-2015 Vëllai i vuri tritol automjetit të vëllait, shpërthimi tronditës gjatë mesnatës në Vlorë Foto ilustruese

Zbardhen detaje nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv gjatë mesnatës në Vlorë ku u hodh në erë një kamionçinë. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Tahir Mustafaraj, vëllain e pronarit të kamionçinës i cili dyshohet se i ka vënë tritol për shkaqe pronësie.

Shpërthim i fuqishëm gjatë mesnatës në lagjen “Karabash” të Vlorës. Një sasi eksplozivi e llojit tritol i është vendosur një automjeti të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e shpërthimit të bujshëm njerëzit janë terrorizuar duke dalë nga shtëpitë e tyre por për fat të mirë nuk ka patur viktima e as të plagosur, veç dëmeve materiale. Mjeti të cilit iu vendos tritoli është i llojit “kamionçinë” me targa AA604 LZ, në pronëse të dikujt emri i të cilit ende nuk  bëhet me dije nga policia e cila mësohet se ështe duke e marrë në pyetje lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm apo ndonjë dyshim mbi shpërthimin.

Policia ka marrë në pyetje edhe banorët e tronditur nga ngjarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj ‘ngjyros’ me blu Kullën e Sahatit në Tiranë
Edi dhe Linda Rama, sot 5 vite martesë. Si dhe sa ka ndryshuar çifti kryeministror (FOTO+ VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012030839920044
array(1) { ["section"]=> string(93) "vellai-i-vuri-tritol-automjetit-te-vellait-shperthimi-trondites-gjate-mesnates-ne-vlore-23903" }