Vëllai i xhafajt e kallëzoi në Prokurori, Salianji tregon si i mbërriti në dorë video: Ne e verifikuam

Publikuar tek: barometri, më 07:29 16-05-2018 Vëllai i xhafajt e kallëzoi në Prokurori, Salianji tregon si i mbërriti në dorë video: Ne e verifikuam

Ervin Salianji bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin janë kallëzuar në Prokurori nga Agron Xhafaj pas publikimit të audio-përgjimit të tre zyrtarëve të PD. Xhafaj i akuzon zyrtarët për përgjim të rremë përmes manipulimit të provave e sajesës.

Ndërkohë Salianji thotë se videoja është autentike dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ministri Xhafaj. Deputeti demokrat tha se videoja është “sjellë nga autoritete të caktuara” në PD por pa specifikuar se nga kush.

“Ne jemi njohur në një kohë të caktuar dhe kemi bërë të gjitha veprimet e nevojshme që kjo provë e sjellë nga autoritete të caktuara është e vërtetë. Do të thotë që kjo video është fakt që tregon që Agron Xhafaj merret edhe sot me trafik ndërkombëtar të drogës. Aktiviteti i drogës është me qendër në Vlorë, vëllai Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm i ka ofruar mbrojtje sic funksionon në familjet mafioze”, tha Salianji ndërsa komentoi nga studio e News 24 edhe kallëzimin natën vonë të Agron Xhafajt.

“Shkoi në Prokurori në 22:30 të natës, nuk e di që prokuroria të jetë dyqan 24 orësh, pse nuk merr në telefon ministri e të thotë nuk është ai, këto janë teknika për të ulur vëmendje se kontestimi i provës s’ka ndodhur as nga vetë ministri .

Ne dimë që personi i përgjuar është Agron Xhafaj, detajet e tjera ne do i bëjmë publike sapo t’i kemi në dijeni”, u shpreh deputeti i PD duke këmbëngulur në vërtetësinë e videos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027544975280762
array(1) { ["section"]=> string(107) "vellai-i-xhafajt-e-kallezoi-ne-prokurori-salianji-tregon-si-i-mberriti-ne-dore-video-ne-e-verifikuam-120910" }