Vëllai iu kap me kokainë, shkarkohet shefi i Qarkullimit Rrugor Robert Aga

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 18-01-2020 Vëllai iu kap me kokainë, shkarkohet shefi i Qarkullimit Rrugor Robert Aga Vellai i Robert Ages, Pajtim Aga

Pas arrestimit të Pajtim Agës, vëllait të Robert Agës, është shkarkuar nga detyra ky i fundit nga detyra si shef i Qarkullimit Rrugor në Dibër.

Shkarkimi i itj ka lidhje me arrestimin e të vëllait, i cili u kap me 32.5 kg kokainë në formë çokollate.
                                                                                                                                        
Robert Aga, që në përgjimet e gazetës gjermane flet me Damian Gjiknurin , Xhmal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore.

Ai u emërua shef i Qarkullimit Rrugor në Kukës, dhe është një nga drejtuesit e policisë që dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Pajtim Aga, vëllai i tij njihet si biznesmen në Dibër. I arrestuar edhe më parë, në shtator të vitit 2016, pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Në vitin 2018, Mateo, djali i tij u zhduk pa lënë asnjë gjurmë nga Maqellara. Dyshimet janë se ai mund të jetë rrëmbyer.                                                                                                                                            

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018693923950195
array(1) { ["section"]=> string(80) "vellai-iu-kap-me-kokaine-shkarkohet-shefi-i-qarkullimit-rrugor-robert-aga-192439" }