Vëllai iu vra pas grabitjes së Rinasit, vet është në burg, gruaja e Aleksandër Murataj kërcënon: Do vetëflijohem me benzinë, Ramës i shkova në Surrel

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 23-02-2021 Vëllai iu vra pas grabitjes së Rinasit, vet është në burg, gruaja e Aleksandër Murataj kërcënon: Do vetëflijohem me benzinë, Ramës i shkova në Surrel

Eda Lleshi, bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, i dënuar për grabitjen e blindave me euro në Qafë-Kashar në shkurt të 2015, kërcënon se do të vetëflijohet nesër para Gjykatës nëse vijon akoma të zvarritet çështja kundër tij.

Për këtë, Lleshi ka thënë se do të vetëflijohet pasi bashkëshorti i saj që është në burg nuk është në gjendje të mirë psikologjike, po ashtu dhe ajo dhe vajza 7 vjeçe. “Unë të mërkurën nëse nuk vihet drejtësia, do të shkoj deri në vetëflijim me benzinë”, ka thënë Eda Lleshi për për gazetaren Liarda Kondakçiu të Abcnews.al.

“Unë kërkoj drejtësi se kam 2 vjet që rri në Apel dhe 4 vjet në paraburgim. Unë do ta bëj shumë të madhe do marr edhe vajzën me vete. Aleksandri është në gjendje jo të mirë psikologjike, babai i ka vdekur edhe vëllai i vdiq”, është shprehur ajo.

Më tej zonja Lleshi tha se i ka shkuar kreut të qeverisë në shtëpi, por bodyguard-ët e kanë drejtuar te Kryeministria.

“I kam shkruar të gjithë organeve të prokurorisë. I kam bërë kërkesë edhe kryeministrit në kohën kur ka qenë izolimi, edhe nuk kam marr një përgjigje. Kam shkuar te shtëpia e kryeministrit, më kanë dalë bodygardët më kanë marr kartën e identitetit dhe më drejtuar te kryeministria për të bërë ankesën. Jam e vetme me një vajzë, e vetmja mundësi që ka mbetur që Aleksandri të varet aty. Vajzën e kam 7-vjeçe dhe nuk është në gjendje të mirë, pasi më shikon mua që qaj gjithmonë”, ka thënë bashkëshortja e Murataj.

Lleshi theksoi se ka audion e prokurorit dhe të penduarit, që sipas saj nuk e kanë përmendur emrin e Aleksandrit, duke deklaruar se nuk e njohin. “Kam audion e prokurorit që thotë nuk ka marr pjesë në grabitje, nga ana tjetër prokurori jep 24 vite burg. Të penduarit nuk e kanë përmend emrin e Aleksit, thonë që nuk e njohim”.

Kujtojmë se, Aleksandër Murataj vuan dënimin në Burgun 313 në Tiranë pasi është në grupin e personave që janë shpallur fajtor për grabitjen e autoblindave të një banke të nivelit të dytë në rrugën kryesore në Qafë-Kashar, në shkurt të 2015.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « COVID i mori jetën 32 vjeçares shtatzënë, Eugena Tomini tregon gjendjen shëndetësore të foshnjes
Arrestohet në SHBA gruaja e ‘El Chapos’, akuzohet për shpërndarje droge dhe ndihmoi burrin të arratisej nga burgu »
Article Logic
Execution time: 0.013746976852417
array(1) { ["section"]=> string(152) "vellai-iu-vra-pas-grabitjes-se-rinasit-vet-eshte-ne-burg-gruaja-e-aleksander-murataj-kercenon-do-veteflijohem-me-benzine-rames-i-shkova-ne-surrel-239851" }