Vëllezërit Aliko do merren sot në pyetje, avokati: Thonë që nuk kanë lidhje me ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 28-06-2015 Vëllezërit Aliko do merren sot në pyetje, avokati: Thonë që nuk kanë lidhje me ngjarjen

Vëllezërit Aliko do të merren sot në pyetje për ngjarjen në Lazarat. Pas dorëzimit të tyre mbrëmjen e së shtunës, dy vëllezërit Aliko do të rrëfejnë ngjarjen para prokurorëve. Në një prononcim për mediet avokati mbrojtës i tyre Neshat Fana tha se dy klientët etij Arbion dhe Alban Aliko janë shprehur të bindur se nuk janë ata që kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur dy të tjerë.

“Do të adresoj atë që vëllezërit pretendojnë.  I ati i tyre ka qenë negociator, por qëndrimi i tyre ka qenë i prerë:ne nuk jemi autorët e vrasjes. Hetimi do e vërtetojë nëse ata kanë lidhje me ngjarjen apo jo”, është shprehur avokati Neshat Fana.

Ndërkohë Prokurorët po marrin në pyetje tre të ndaluarit e tjerë , Klodian Selimi, Elvis Boci dhe Dervish Gaba.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëmbeu malazezët në këmbim të 20 mijë eurove dërgohet për gjykim Gjokë Gjinaj
Shembet masivi shkëmbor, humb jetën minatori »
Article Logic
Execution time: 0.012951850891113
array(1) { ["section"]=> string(91) "vellezerit-aliko-do-merren-sot-ne-pyetje-avokati-thone-qe-nuk-kane-lidhje-me-ngjarjen-14823" }