Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis të ndërtohet shtëpia, dhe 1 mijë euro pension

Publikuar tek: aktualitet, më 22:15 06-12-2019 Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis të ndërtohet shtëpia, dhe 1 mijë euro pension Dy vellezerit nga Kosova qe u nxoren te pajete nga rrenojat, Isa dhe Shemsi Abazi

Me 51 viktimave që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ishin dhe dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, Isa dhe Shemsi Abazi, të cilët u nxorën të pajetë nga rrënojat.

Vdekja e tyre la pas shumë dhimbje, pasi të dy vëllezërit lanë jetimë nga tre fëmijë të vegjël secili, por edhe për faktin se pak vite më parë ishte ndarë nga jeta një tjetër djalë i kësaj familjeje. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, është pasqyruar pak nga dhimbja e thellë e familjarëve Abazi në Gjilan.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar familjarët, duke iu dhënë edhe një lajm të mirë, për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen. Elvis Naçi tha se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së familjes Abazi, me fondin e mbledhur nga shqiptarët në mbarë botën për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076100826263428
array(1) { ["section"]=> string(150) "vellezerit-kosovare-humben-jeten-nga-termeti-elvis-naci-jep-lajmin-e-mire-per-6-femijet-jetime-nis-te-ndertohet-shtepia-dhe-1-mije-euro-pension-188641" }