Dy vëllezërit shqiptarë Alfred dhe Pavlin Prendi janë arrestuar nga policia italiane për vjedhje, pasi në furgonin me të cilin udhëtonin, iu janë gjetur materiale ndërtimi të tipit dekorativ. Ata u prangosën në Pozzolo Formigaro, rreth 90 km larg Torinos ku vëllezërir 27 dhe 30 vjeç mbanin në mjetin, I cili nuk ishte në emrin e tyre, mallin e vjedhur.
Vlera e mallit nuk ishte e madhe, rreth 500 deri në 600 euro, por ky veprim i ka çuar ata drejt humbjes së lirisë.
Vëllezërit nuk kanë patur asnjë precedent penal të mëparshëm. Policia italiane është duke hetuar më shumë mbi çështjen dhe nëse ky veprim i vëllezërve ka qenë i përsëritur.