Vëndet arabe bëhen bashkë, të mbyllet Al Jazera

Publikuar tek: bota, më 18:10 23-06-2017 Vëndet arabe bëhen bashkë, të mbyllet Al Jazera

Konflikti mes Katarit dhe vendeve të tjera të gadishullit arabik nuk ka të ndalur, këtë herë Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera arabe, paraqitën një listë të gjatë me kërkesa, plotësimi i të cilave sipas tyre, do t’i jepte fund krizës.

 

Vendet këmbëngulin që fqinji i tyre i Gjirin Persik të mbyllë rrjetin Al Jazeera, të ndërpresë lidhjet diplomatike me Iranin dhe të shkëpusë të gjitha lidhjet me Vëllazërinë Myslimane.

Në listën me 13 pika që iu paraqit Katarit nga Kuvajtit, i cili po ndihmon në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës, kërkohet gjithashtu t’i jepet fund pranisë ushtarake të Turqisë në Katar.

Një kopje e listës u bë publike prej agjencisë “Associated Press”. Këtë muaj Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreni i shkëputën lidhjet me Katarin duke e akuzuar shtetin e Gjirit Persik për financim të terrorizmin. //VOA//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie korenti në pishinën e resortit në Turqi, të paktën 5 të vdekur
Stuhia përmbyt Gjermaninë, 4 të vdekur dhjetra të evakuar »
Article Logic
Execution time: 0.011711835861206
array(1) { ["section"]=> string(52) "vendet-arabe-behen-bashke-te-mbyllet-al-jazera-83598" }