Vendi drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, nis printimi i fletëve të votimit

Publikuar tek: politike, më 10:26 12-06-2019 Vendi drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, nis printimi i fletëve të votimit

Jemi ende në kushtet e krizës që u thellua më tej me anullimin e dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit Meta, por mesa duket më 30 qershor do të shkohet drejt kutive të votimit.

Newsbomb.al mëson se tashmë ka nisur printimi i fletëve të votimit, me një kosto prej 600 milion lekësh të reja.

Bëhet fjalë për 122 fletë votimi nga të cilat, 61 fletë janë për Kryetarët e Bashkive dhe 61 fletë të tjera për Këshillat Bashkiakë.

Në mbledhjen e fundit, një nga arsyet që parashtroi KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.

Kujtojmë se Presidenti Meta, në prag të mbrëmjes së sotme, do të zhvillojë takime me partitë opozitare të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, Rama, i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, nuk lëshon “pe” për 30 qershorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025558948516846
array(1) { ["section"]=> string(79) "vendi-drejt-zgjedhjeve-te-30-qershorit-nis-printimi-i-fleteve-te-votimit-167912" }