Vendi i protagonistëve i takon mjekëve dhe infermierëve, gjesti i tyre është SUBLIM

Publikuar tek: analiza-komente, më 08:32 31-03-2020 Vendi i protagonistëve i takon mjekëve dhe infermierëve, gjesti i tyre është SUBLIM Ardian Vehbiu

 Nga Ardian Vehbiu

Gjashtëdhjetë e tre mjekë kanë vdekur në Itali, ngaqë janë sëmurur me Covid-19 – ky është lajmi që sapo pashë në CNN. Nga këta, dyzet e një në rajonin e Lombardisë.

Në këtë kontekst duhet ta shohim edhe vajtjen e tridhjetë mjekëve nga Shqipëria, për të ndihmuar me administrimin e krizës shëndetësore në Itali. Këta njerëz do të shohin vdekjen me sy.

Për fat të keq, në media – edhe në ato italiane – lajmi zakonisht shoqërohet me fotografinë e kryeministrit Rama.

Rama ka meritën e padiskutueshme që, edhe në mos e mendoi i pari, të paktën e mbështeti deri në fund këtë nismë kaq fisnike; me dinjitetin dhe argumentet e duhura, njerëzore para se politike.

Por të mos harrojmë ata që u nisën vërtet për Itali, pasi mbaruan fjalimet, u fikën mikrofonat dhe kamerat, pushoi muzika, u platitën dihatjet e gazetarëve: ata meritojnë edhe më shumë vëmendjen tonë, admirimin dhe duartrokitjet.

Edhe pse disa e kanë komentuar këtë që ndodhi si gjest politik, nuk besoj se është i tillë, për vetë ata që u ofruan të shkojnë në Itali. Është gjest SUBLIM, dhe si i tillë duhet nderuar; pavarësisht nga efektet politike që mund të ketë.

Le t’i vëmë gjërat në perspektivë dhe të mos pështjellohemi nga ikonat: politika mund t’i mundësojë disa gjëra dhe t’i pengojë disa të tjera, por vendi i protagonistit këto ditë u takon mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre të tjerëve që i kalojnë ditët të rrethuar nga virusi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091478824615479
array(1) { ["section"]=> string(89) "vendi-i-protagonisteve-i-takon-mjekeve-dhe-infermiereve-gjesti-i-tyre-eshte-sublim-200724" }