Vendi në krizë politike, zbardhet plani i PS për 28 vjetorin e themelimit, ku do të festojnë sot socialistët

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 12-06-2019 Vendi në krizë politike, zbardhet plani i PS për 28 vjetorin e themelimit, ku do të festojnë sot socialistët

28 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste nuk do të kalojë pa festime.

Edhe pse vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, mësohet se PS do të festojë 28 vjetorin te Amfiteatri i Liqenit në orën 18:00.

Nuk dihen shumë detaje lidhur me festimet që do të zhvillohen në këtë 28 vjetor të PS.

Ndërkohë edhe prania e kryeministrit Edi Rama është në dyshim pasi në orën 19:00 kryeministri ka lajmëruar se do të zhvillojë takimin në kuadër të fushatës elektorale në qytetin e Lushnjes.

Kujtojmë se çdo vit socialistët organizojnë festime jo vetëm në Tiranë për ditëlindjen e partisë.

Paraditen e sotme kreu i grupit, Taulant Balla  uroi ditëlindjen e partisë, por nuk dha më shumë detaje për ndonjë organizim të mundshëm.

Sakaq, nga ana tjetër edhe kreu u PD, Lulzim Basha feston sot 45-vjetorin. Sa i përket festimeve, Basha gjithnjë mundohet t'i mbajë larg vëmendjes mediatike momentet private.

 

64229798_2027971760648303_6144911273478848512_n.jpg

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056952953338623
array(1) { ["section"]=> string(113) "vendi-ne-krize-politike-zbardhet-plani-i-ps-per-28-vjetorin-e-themelimit-ku-do-te-festojne-sot-socialistet-167956" }