Vendi në ‘shtetrrethim’, Forcat Speciale RENEA dhe FNSH pika kontrolli në rrugët kryesore të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:54 19-09-2020 Vendi në ‘shtetrrethim’, Forcat Speciale RENEA dhe FNSH pika kontrolli në rrugët kryesore të vendit FotoMontazh: Nga kontrollet e Policise

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH janë stacionuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në disa prej akseve kryesore të vendit.

Pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, RENEA dhe FNSH dhe forcat Shqiponja kanë dalë në terren në ndihmë të Drejtorive Vendore të Policisë, dhe po ushtrojnë kontrolle për kapjen e personave në kërkim.

Prej dy ditësh, në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, tri armë zjarri dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010205984115601
array(1) { ["section"]=> string(103) "vendi-ne-shtetrrethim-forcat-speciale-renea-dhe-fnsh-pika-kontrolli-ne-rruget-kryesore-te-vendit-220913" }