Vendi pushtohet nga acari, ARRSH njofton se si është qarkullimi në akset kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 17-01-2021 Vendi pushtohet nga acari, ARRSH njofton se si është qarkullimi në akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore.

Ata lajmërojnë se kontraktorët janë kujdesur për shpërndarjen e kripës në zonat ku janë krijuar ngrica në veri dhe juglindje të vendit.

Sipas tyre, qarkullimi në rrugë bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.

ARRSH i kujton shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e automjetit gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.

Kujtojmë se sot temperaturat kanë qenë shumë të ulëta dhe sipas Meteroalb në zonat malore variojnë nga -12°C në -3°C, në zonat e ulëta nga -4ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga -1°C në 06°C.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

Reshjet kanë pushuar temperatutar janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit.

Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat.

Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strehoi në shtëpinë e tij 50 emigrantët sirianë që u kapën në Vlorë, togat e zeza lënë në burg 32 vjeçarin vlonjat (EMRI)
Po rriheshin me njëri-tjetrin, policia arreston babë e bir në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.016448974609375
array(1) { ["section"]=> string(88) "vendi-pushtohet-nga-acari-arrsh-njofton-se-si-eshte-qarkullimi-ne-akset-kombetare-235304" }