Vendim historik në Arabinë Saudite, rihapen kinematë pas 35 vitesh

Publikuar tek: bota, më 18:06 11-12-2017 Vendim historik në Arabinë Saudite, rihapen kinematë pas 35 vitesh

Arabia Saudite do të rihapë kinematë vitin e ardhshëm, pas më shumë se 35 vjetësh.

Autoritetet e mbretërisë i kanë bërë të ditur sot, se u miratua një rezolutë që hap rrugën për licencimin e kinemave tregtare në vend

Kinematë në Mbretërinë e Saudisë u mbyllën në vitet '80-të, pas një reforme ultra-konservatore, e cila është duke u ndryshuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Ky i fundit po tenton që me me një sërë reformash që ofrojnë vende të rëndësishme sociale edhe për femrat që deri më tani kanë qenë shumë të margjinalizuara në mbretërinë Saudite.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve "ANSA", kinematë e para  në Arabinë Saudite do të jenë të hapura që nga marsi i vitit të ardhshëm./NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Facebook heq opsionin e famshëm, tani më e vështirë të ‘përgjoni’ miqtë
Putin vizitë në Kajro, mbështet idenë për central bërthamor në Egjipt »
Article Logic
Execution time: 0.012377023696899
array(1) { ["section"]=> string(72) "vendim-historik-ne-arabine-saudite-rihapen-kinemate-pas-35-vitesh-102708" }