Vendimet e forta të PD, Ristani: Menduam se do tërhiqnin vëmendjen e ndërkombëtarëve, jemi përballë një pasoje të madhe...

Publikuar tek: politike, më 22:41 18-07-2019 Vendimet e forta të PD, Ristani: Menduam se do tërhiqnin vëmendjen e ndërkombëtarëve, jemi përballë një pasoje të madhe... Foto: Arben Ristani

Ish-sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani thotë se opozita me vendimet e saj të forta si֛ç ishte djegia e mandateve mendoi të sensibilizonte shqiptarët dhe të tërhiqte vëmendjen e ndërkombëtarëve.

'PD ka bërë veprime të forta pasi menduan se do të sensibilizonin shqiptarët dhe do të tërhiqnin vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë të cilët duhet të kishin qenë më aktiv. Jemi përballë një pasoje të madhe politike ku e gjithë e djathta dhe aleatët e saj kanë ngelur të papërfaqësuar qoftë në pushtetin qëndror po ashtu edhe në atë lokal', tha Ristani në emisionin Real Story të Sokol Ballës.

Sakaq, Ristani u shpreh se Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje, peshën më të madhe të së cilës sipas tij e ka Qeveria, por ai nuk përjashton as opozitën.

'Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016170978546143
array(1) { ["section"]=> string(123) "vendimet-e-forta-te-pd-ristani-menduam-se-do-terhiqnin-vemendjen-e-nderkombetareve-jemi-perballe-nje-pasoje-te-madhe-172634" }