Vendimi: “Autochthonous” dhe simbolet e Kosovës ndalohen në stadium

Publikuar tek: aktualitet, më 07:52 08-10-2015 Vendimi: “Autochthonous” dhe simbolet e Kosovës ndalohen në stadium

Është zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Policisë së Shtetit dhe UEFA-s, në lidhje me simbolet që do të lejohen dhe ato që do të ndalohen në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në “Elbasan Arena” sipas vendimit të marrë nga këto institucione do të lejohen vetëm simbolet zyrtare kombëtare, ndërsa ndalohet çdo simbol apo figurë e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, tifozët e kanë të ndaluar të shpalosin banderola me hartën e “Shqipërisë Etnike” apo flamurin e njohur si “Autochthonous”, por lejohet që të mbahen simbole të klubeve shqiptare dhe kosovare.

Çdo tifoz që do të hyjë në stadium do të kontrollohet nga policia për këto simbole.

Lexo edhe: Çfarë nuk duhet të ndodhë sot në stadium, Shqipëri-Serbi është “bileta” për në Francë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat botërore të stacionuara në Elbasan: “CNN”, “BBC” apo “NY Times” ndjekin nga afër Shqipëri-Serbi
Policia Shqiptare me mjete të reja drejt Elbasanit, shkak siguria (Foto-Lajm) »
Article Logic
Execution time: 0.012161016464233
array(1) { ["section"]=> string(70) "vendimi-autochthonous-dhe-simbolet-e-kosoves-ndalohen-ne-stadium-22596" }