'Vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij', Komisioneri Publik i kërkon KPK-së shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 09-07-2020 'Vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij', Komisioneri Publik i kërkon KPK-së shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj Ludovik Dodaj

Komisioneri Publik ka bërë një ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të KPK-së për rikonfirmimin e prokurorit Ludovik Dodaj.

Prokurori Ludovik Dodaj u konfirmua në detyrë nga KPK duke kaluar shkallën e parë të Vettingut por me sa duket komisioneri publik është kundër.

Sipas Komisionerit Publik vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010047912597656
array(1) { ["section"]=> string(123) "vendimi-eshte-i-cenueshem-ne-teresine-e-tij-komisioneri-publik-i-kerkon-kpk-se-shkarkimin-e-prokurorit-ludovik-dodaj-213344" }