Vendimi i BE-së për ndryshimin e orës, ja ç’ndodh pas mesnate

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 22-03-2018 Vendimi i BE-së për ndryshimin e orës, ja ç’ndodh pas mesnate

Një peticion prej 70 mijë firmash e detyroi Bashkimin Europian të shqyrtojë nëse ndryshimi i orës në pranverë dhe vjeshtë duhet të vijojë të aplikohet.

Sipas atyre që e kundërshtojnë, zhvendosja e akrepave me një orë është bërë me qëllim kursimin e energjisë gjatë Luftës së Dytë Botërore por statistikat tregojnë se kursime të tilla nuk kanë ndodhur. Ata madje shprehen se ndryshimi i orës ndikon për keq te njerëzit dhe kafshët.

Por megjithë kërkimet e bëra, nuk ka rezultuar që ndryshimi i orës ka efekte negative në shëndetin e njeriut.

Kështu akrepat do të zhvendosen me një orë para, edhe këtë pranverë. Data e ndërrimit të orës është 25 marsi. Kur ora të shkojë 02:00 akrepat do të zhvendosen para me një orë, pra 03:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Era e fortë përfshin gjithë vendin, dëme në disa qytete
Rama kujtohet për Shkodrën dhe ironizon kritikuesit »
Article Logic
Execution time: 0.011252880096436
array(1) { ["section"]=> string(67) "vendimi-i-be-se-per-ndryshimin-e-ores-ja-c-ndodh-pas-mesnate-114170" }