Vendimi i CAS, jehonë edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 10-07-2015 Vendimi i CAS, jehonë edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për ndeshjen Serbi- Shqipëri është pasqyruar gjerësisht edhe shumë nga mediat prestigjoze ndërkombëtare.

Agjensia prestigjosze amerikane ABC News, teksa shkruan për lajmin e 3 pikëshit të fituar nga Shqipëria, kujton incidentin e famshëm të dronit duke thënë se situata u tensionua nga marrëdhëniet Kosovë-Serbi. ABC pasqyron edhe postimin e kryeministrit Rama.

“Në fund ka patur të drejtë Shqipëria”, e nis artikullin “La Gazzetta dello Sport”, teksa shkruan se De Biasi tashmë ëndërron Europianin.

Vendimin e kanë pasqyruar gjerësisht edhe mediat spanjolle, sllovake, gjermane dhe amerikane si Yahoo, ANSA dhe Washington Times. Ndërsa mediat greke shkruajnë se CAS “Përmbysi vendimin e UEFA-s”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria fiton 3 pikë por duhet të paguajë 100 mijë Euro për dronin në Beograd
Ja çfarë del në “Google” kur kërkon për Gianni De Biasi-n »
Article Logic
Execution time: 0.010867834091187
array(1) { ["section"]=> string(67) "vendimi-i-cas-jehone-edhe-ne-mediat-prestigjoze-nderkombetare-15809" }