Vendimi i FSHF: Ndeshjet e futbollit do të luhen, por pa tifozë. Te Basketbolli dhe volejbolli, kampionati është ndërprerë (SITUATA ME SPORTET)

Publikuar tek: sport, më 12:15 10-03-2020 Vendimi i FSHF: Ndeshjet e futbollit do të luhen, por pa tifozë. Te Basketbolli dhe volejbolli, kampionati është ndërprerë (SITUATA ME SPORTET)

Të gjitha ndeshjet e parashikuara sipas kalendarit në kampionatin shqiptar të futbollit do të vazhdojnë të luhen.

Komiteti i Emergjencave i FSHF ka dalë me vendimin se kampioati do të vazhdojë, por ndeshjet e futbollit do të luhen pa tifozë.

Precedenti ndodhi ditën e djeshme kur u luajtën dy sfida të rëndësishme në Shkodër dhe në Korçë, në përballjet e Skënderbeut me Kukësin dhe Vllaznisë me Partizanin.

Federata ka vendosur vazhdimin e kampionatit në varësi edhe të situatës.

Ndërkohë, në Federatën e Basketbollit ka një tjetër vendim, kampionati i basketbollit është ndërprerë në një afat të pacaktuar. Nuk do të luhen fare ndeshje. E njejta situate edhe per Volejbollin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093040466308594
array(1) { ["section"]=> string(144) "vendimi-i-fshf-ndeshjet-e-futbollit-do-te-luhen-por-pa-tifoze-te-basketbolli-dhe-volejbolli-kampionati-eshte-nderprere-situata-me-sportet-198094" }