Vendimi i Gjykatës kundër Nishanit, Veliaj: "Fitoi e ardhmja, fitoi puna. Slogani jonë është 'Tirana 2 vjet zgjuar'"

Publikuar tek: aktualitet, më 11:43 02-06-2017 Vendimi i Gjykatës kundër Nishanit, Veliaj:

Gjatë analizës së punës dy vjeçare në krye të bashkisë së Tiranës në njësinë Nr.9, Erion Veliaj ka reaguar edhe ndaj vendimit që dha sot Gjykata e Tiranës e cila rrëzoi padinë e ngritur nga Presidenti Bujar Nishani. Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se puna e mund dhunën dhe shembulli më i mirë për këtë është parku i lodrave në parkun e madh të Liqenit i cili është kthyer në një nga më të preferuarit në kryeqytet falë investimit të Bashkisë.

“Jo të gjithë mendojnë si ne, sepse kur ndërtuam këndin e lodrave fiks 1 vit nga dje, kishte nga ata që protestonin, sot kandidojnë prapë në Tiranë, por protestonin dhunshëm. Por lajmi i mirë, së pari që puna e mund gjithmonë dhunën dhe në datë 1 qershor ne hapëm këndin e lodrave. Lajmi i dytë i mirë ishte ai që gjykata rrëzoi dhe ne fituam në gjykatë kundër presidentit Nishani i cili vajti të shkatërronte lodrat e fëmijëve. Sot edhe gjykata e rrëzoi presidentin në largim. Do isha i padrejtë nëse do flisja sot. Unë e thashë që para një viti. I thashë presidenti mos u largo me turp. Mos hyr në histori si i vetmi president që shkatërron lodrat e kalamajve. Mos bëj diçka që nuk do ta falin fëmijët e këtij qyteti. Nuk më dëgjoi. Kam një vit që i them: Mos i prish lodrat e fëmijëve dhe sot edhe me vendim gjykate, fitojnë fëmijët, fiton e ardhmja, fiton puna”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se gjatë këtyre dy viteve, Tirana ka njohur ndryshëm të mëdha, në krahasim me katër vitet e drejtimit nga e djathta kur Tirana ishte në gjumë.  “Nëse ata ishin me sloganin 4 vjet gjumë, slogani jonë është “Tirana 2 vjet zgjuar”, se vetëm zgjuar mund të bëjmë punë. Arsyeja pse them Tirana 2 vjet zgjuar është se kur je zgjuar mund të bësh gjëra që mendohen të pamundura”, tha Veliaj.

 “Më parë ishte një mision i pamundur. 25 vite për të hapur një rrugë. Ishte kthyer sheshi Skënderbej në burimin më të madh të smogut, në burimin më të madh të trafikut. Sot, jo vetëm hapet sheshi Skënderbej, por sot Unaza e Vogël i ka sjellë një vlerë të paimagjinueshme njësisë 9”, tha ai.

 Veliaj renditi dhe një sërë investimesh që janë bërë në njësinë Nr. 9, siç janë: ndërtimi i Unazës së Vogël, ndërtimi i segmentit të ish kombinatit "Josif Pashko"-ish Uzina Dinamo e re. Gjatë këtyre dy viteve, Bashkia bërë të mundur dhe rindërtimin e disa rrugëve si "Llazar Shapatini", "Isuf Balta", "Don Bosko" si dhe “Ibrahim Ndroqi”. Gjithashtu është rikualifikuar zona "Zogu i Zi". Si dhe rrjeti i kanalizimeve dhe rikonstruksioni I rrjetit të ujesjellësit në rrugën “Siri Kodra" (nga Rruga “Ferit Xhajko" deri në rrugën "Besa").  Një kundër I është kushtuar dhe furnizimit me ujë të pijshëm duke ndërtuar rrjetin e ujësjellësit në zonën që kufizohet nga rrugët: "Anastas Shundi", "Albanopoli", “Rreli”, "Jordan Misja", "Demir Progei”.

Brenda një kohe të shkurtër është rehabilituar dhe pajisur me sistem ngrohjeje Shkolla e Mesme Sinan Tafaj, rindërtuar Çerdhja Nr.23 Rr. “Siri Kodra” dhe Çerdhja Nr.1  Rr. “Barrikadave”  si dhe është ndërtuar këndi i lodrave dhe fusha e basketbollit ne Bllokun “Mine Peza”. Falë investimit të bashkisë është rindërtuar edhe lulishtja tek "Mine Peza", rruga “Petro Marko".

Duke folur për investimet e ardhshme të Bashkisë, Veliaj premtoi dhe një sërë investimesh si:

–             Rindërtim i tregut prane rruges "Mine Peza";

–             Rikonstruksion i Kopshti Nr.36 Rr. “Fortuzi”

–             Rikonstruksion i plote i Shkolles 9-vjecare "Hasan Vogli", Njesia 9

–             Ndertim dhe rikonstruksion i rruges qe lidh rrugen "Reshit Petrela" me rrugen "Skender Kosturi"

–             Rikonstruksion i Infrastruktures rrugore te bllokut te kufizuar nga rruget "Zogu i I-re" - rruga "Dibres"-Siri Kodra dhe Reshit Petrela.

–             Rikualifikim urban i bllokut te kufizuar nga rruga "Ded Gjon Luli" - "Fortuzi" - BLV "Zogu i Pare" - Mine Peza dhe rikonstruksion i Rr. "Prokop Myzeqari" dhe Rr. "Hamid Shijaku"

–             Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga Rr. "Eshref Duka", shinat e trenit, rruga "Llazar Shapatini" dhe Lumi Tiranes.

–             Rikualifikim Urban i Bllokut i cili kufizohet nga rrugët ”Asllan Shahini”, ”Albanopoli”, ”Muzakët”, ”Eshref Frashëri”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Helmimi në mitingun e PD, a ishin shkak prozhoektorët? Prokuroria jep këtë përgjigje
Cristiano Ronaldo baba? Përfundimisht kjo foto shuan çdo dyshim »
Article Logic
Execution time: 0.011675119400024
array(1) { ["section"]=> string(114) "vendimi-i-gjykates-kunder-nishanit-veliaj-fitoi-e-ardhmja-fitoi-puna-slogani-jone-eshte-tirana-2-vjet-zgjuar-80942" }