Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon menjëherë Rama: Nuk komentohet, drejtësi jashtë çdo influence politike

Publikuar tek: barometri, më 06:44 13-05-2018 Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon menjëherë Rama: Nuk komentohet, drejtësi jashtë çdo influence politike

Menjëherë pas vendosjes së masës ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama është shprehur se ky vendim nuk komentohet por respektohet pasi sipas tij është një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike’, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.66852807998657
array(1) { ["section"]=> string(113) "vendimi-i-gjykates-per-tahirin-reagon-menjehere-rama-nuk-komentohet-drejtesi-jashte-cdo-influence-politike-120566" }