Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për 30 qershorin, aleatët e BASHËS të prerë: Nuk e njohim! Kjo do jetë JAVË E ARTË, do përballemi në çdo cep të Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 13:51 24-06-2019 Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për 30 qershorin, aleatët e BASHËS të prerë: Nuk e njohim! Kjo do jetë JAVË E ARTË, do përballemi në çdo cep të Shqipërisë

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgjedhjeve, ka ardhur reagimi i aleatëve të Bashës përmes Dashamir Shehit, të LZHK.

Shehi tha se opozita nuk e njeh këtë vendim, dhe kjo do të jetë një javë e artë siç e cilësoi ai, duke shprehur vendosmërinë për “t’u përballur cep më cep të Shqipërisë”.

“Nuk morën ndonjë vendim se vendimet janë marrë me kohë, kjo javë do kulmojë me protestë popullore, këto janë votimet e zotit Rama ne do ndjekim dekretin e Presidentit Meta. Kjo që u mor sot me një parti fantazëm, kolegji është fantazëm s’ka vlerë juridike, ne nuk e njohim këtë vendim.

Kjo do jetë java e artë ne do përballemi në cdo cep të Shqipërisë me këto juntë politike, me datë 30 nuk do ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Në të gjitha format do i ndalim. Kemi treguar deri më sot që janë mbledh me mijëra njerëz e s’ka ndodh kurrgjë, kjo është rezistenca jonë dhe do jetë më e madhe gjatë javës”, deklaroi prerë Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040652990341187
array(1) { ["section"]=> string(153) "vendimi-i-kolegjit-zgjedhor-per-30-qershorin-aleatet-e-bashes-te-prere-nuk-e-njohim-kjo-do-jete-jave-e-arte-do-perballemi-ne-cdo-cep-te-shqiperise-169532" }