‘Vendimi i Metës thelloi krizën’, Gjiknuri: 30 qershori do vendosë gjykimin për veprimet e gabuara të disave

Publikuar tek: politike, më 13:27 13-06-2019 ‘Vendimi i Metës thelloi krizën’, Gjiknuri: 30 qershori do vendosë gjykimin për veprimet e gabuara të disave

‘Vendimi i Metës shërbeu për thellimin e krizës sepse mbi të gjitha bëri edhe një gjë që bie në kundërshtim me kushtetutën, nuk caktoi datën e zgjedhjeve.’

Kështu deklaroi nga foltorja e Parlamentit ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Gjithashtu ish-ministri tha se 30 qershori do vendosë gjykimin për veprimet e gabuara të disave.

Zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe asgjë nuk e ndalon atë. Një gjë 3-ta do ta sanksonojë politikisht, do të sanksjonojë që asnjë president nuk do tentojë më të bëjë akte të tilla dhe të kthehet në aktor politik, do të thotë që 30-ta do të shikohet si një ditë e mirë. 30-ta do të kalojë dhe prap ka pikëpyetje, unë jam i bindur që klasa politike do të gjejë një zgjidhje për këtë krizë që ka zënë vendin. Kriza është politike.

Probemi i tyre nuk do të zgjidhet me datë 30, por është momenti që fati i shqiptarëve të bëhet nga ne. 30 qershori është dicka që do të vendosë gjykimin për veprimet e gabuara që kanë bërë disa’, deklaroi Gjiknuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024724006652832
array(1) { ["section"]=> string(111) "vendimi-i-metes-thelloi-krizen-gjiknuri-30-qershori-do-vendose-gjykimin-per-veprimet-e-gabuara-te-disave-168071" }