Vendimi i papritur i Obamës, i fal dënimin personit që i dha dokumentat Wikileaks

Publikuar tek: bota, më 22:48 17-01-2017 Vendimi i papritur i Obamës, i fal dënimin personit që i dha dokumentat Wikileaks

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka vendosur të falë Chelsea Manning, personin që i dha dokumentat e klasifikuara Wikileaks.

Transgjinori i lindur si Bradley Manning, dikur pjesë e ushtrisë amerikane, do të lirohet më 17 maj të 2017-ës dhe jo në vitin 2045 kur përfundonte dënimi i tij 35 vjeçar.

Manning, sot 29 vjeç, u dënua në vitin 2013 për dorëzimin e dokumentave sekrete ushtarake dhe diplomatikw te Wikileaks i Julian Assange, por presidenti ende në detyrë ka vendosur ta lirojë nga burgu.

Me amnistinë e fundit, Obama ka ndryshuar 209 dënime dhe ka bërë 64 falje, një prej tyre ishte kjo e Chelsea Manning.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e zhveshur sulmon Trump, ja veprimi që bën dhe fjalët me të cilat i drejtohet (VIDEO)
Rishfaqet anija pas 90 vitesh zhdukje në Trekëndëshin e Bermudës »
Article Logic
Execution time: 0.010302066802979
array(1) { ["section"]=> string(86) "vendimi-i-papritur-i-obames-i-fal-denimin-personit-qe-i-dha-dokumentat-wikileaks-65836" }