Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:26 28-03-2015 Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë

Një grindje në lokalin e tij në vitin 2012, duket se nuk është vënë re nga media por edhe politika, për deputetin Mark Frroku.

Newsbomb.al publikon vendimin e gjykatës, që e dënon Mark Frrokun me 60.000 lekë gjobë meqënëse kishte pranuar fajin. Në 24 prill 2012, gjyqtari Ibrahim Hoxha e dënoi shtetasin Mark Frroku për veprën penale të “Plagosjes se lehte me dashje“ të ndodhur në datë 11.09.2011 në ambientet e lokalit të tij “AML” në zonën e Misto Mames.

Ngjarja

Nga vendimi i Gjykatës mësohet se ngjarja ka ndodhur në datë 11.09.2011 kur i dëmtuari B.Gosturani i shoqëruar me familjen e tij kanë shkuar në lokalin e Frrokut. Konflikti ka nisur në momentin kur klientët po bëheshin gati të largoheshin nga lokali, ndërsa një vajzë që mendohej se ishte kamariere ka kërkuar nga bashkëshortja e të dëmtuarit të bëjë pagesën. Gosturani ka ndërhyrë në debat duke i thënë vajzës se kishte paguar një herë faturën, por gjatë debatit kanë ndërhyrë persona të tjerë ndër të cilët edhe i pandehuri Mark Frroku, duke goditur të dëmtuarin B.Gosturani.

Pas ekzaminimit të mjekut ligjor ka rezultuar se “dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mprehtës. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë mbi nëntë ditë.”

Vendimi

Në vendimin e Gjykatës thuhet se: “Duke marr parasysh rrezikshmërinë shoqërore të kundërvajtjes penale, rrezikshmërine e vogel shoqërore të të pandehurit Mark Frroku, shkallën e fajit, pranimin e akuzës dhe të fajësisë nga i pandehuri, kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, si dhe rrethanën lehtësuese të parashikuar nga neni 48/ç i Kodit Penal (pendim i thellë). Masa e dënimit duhet të jetë më e vogël se ajo e kërkuar nga organi I akuzës.”

Prokuroria kishte kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Mark Frroku dhe dhe dënimin e tij në bazë të nenit 89 të Kodit Penal me 150.000 lek gjobë.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë vendosi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mark Prengë Frroku  për veprën penale të “Plagosjes se lehte me dashje“,  parashikuar nga neni 89  të Kodit Penal dhe po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 90.000 (nëntëdhjetëmijë) lekë gjobë.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale përfundimisht i pandehuri Mark Prengë Frroku dënohet me 60.000 (gjashtëdhjetëmijë) lekë gjobë.

-Pagimi i gjobës do të bëhet brënda një viti nga data që vendimi të marrë formë të prerë.

Ajo çka të bën përshtypje në vendimin e Gjykatës së Tiranës është cilësimi i Mark Frrokut si i padënuar më parë, ndërkohë nga dokumentetet e publikuara ditët e fundit rezulton se institucionet shqiptare ishin informuar përpara kësaj ngjarjeje se Frroku ishte dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, pasi akuzohej se kishte vrarë një shtetas tjetër shqiptar në këtë vend në vitin 1999.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun
Parkingjet e Vlorës, plas “sherri” mes drejtueseve. Kryetarja e Këshillit: Hoxha ka legjitimuar vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.012481927871704
array(1) { ["section"]=> string(81) "vendimi-i-pazbardhur-per-mark-frrokun-u-denua-per-plagosje-ne-2012-ne-tirane-7208" }