VENDIMI i qeverisë/ Emigrantët janë të DETYRUAR të deklarojnë adresën, ndryshe nuk VOTOJNË dhe NUK mund të marrin shërbime nga shteti shqiptar

Publikuar tek: politike, më 13:20 29-11-2020 VENDIMI i qeverisë/ Emigrantët janë të DETYRUAR të deklarojnë adresën, ndryshe nuk VOTOJNË dhe NUK mund të marrin shërbime nga shteti shqiptar

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit duhet të deklarojnë adresën e banimit të tyre, ndryshe do të penalizohen nga të gjithë shërbimet që do t'iu duhen nga shteti shqiptar kur të kthehen në atdhe.

Këshilli i Ministrave vendosi bërjen e detyrueshme deklarimin e vendbanimit të emigrantëve. Gjithçka mund të bëhet online, përmes platformës qeveritare e-Albania.

Një vendim i tillë erdhi pas propozimit të përfshirjes së emigrantëve në votimet e 25 prillit.

Sipas vendimit të qeverisë, emigrantët e kanë detyrim ligjor deklarimin e adresës së tyre të banimit jashtë shtetit dhe në rast se refuzojnë ta bëjnë atë nuk do të kenë të drejtë vote, por edhe nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshirë edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.

"Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mos përmbushje të detyrimit ligjor të vetë deklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mos përmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetë deklarimit të adresës",- thuhet në vendim e qeverisë.

Në rast se ndryshojnë adresën, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve. Klikoni KËTU për vendimin e qeverisë shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e Çlirimit të Pavarësisë, analisti bën një urim ndryshe: Nuk jemi as të pavarur as të çliruar, 5 miliarderë me rrogë shteti na kanë marrë peng
E moshuara me COVID, kreu i Urgjencës Skënder Brataj niset vetë drejt banesës, Rama krenar: 7 vjet më parë ishim me rrangalle (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010870933532715
array(1) { ["section"]=> string(147) "vendimi-i-qeverise-emigrantet-jane-te-detyruar-te-deklarojne-adresen-ndryshe-nuk-votojne-dhe-nuk-mund-te-marrin-sherbime-nga-shteti-shqiptar-229528" }