Vendimi i Qeverisë: Shqipëria heq vizat me shtetin PARAJSË FISKALE më SEKRET në botë

Publikuar tek: bota, më 18:16 25-07-2019 Vendimi i Qeverisë: Shqipëria heq vizat me shtetin PARAJSË FISKALE më SEKRET në botë Ishulli Nevis, Karaibe

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave me dy ishuj ekzotik në Karaibe, që njihen edhe si parajsat fiskale më sekrete në botë.

Bëhet fjalë për Federatën e Shën Kristoferit dhe Nevisit, dy ishuj me popullatë pak më shumë se 50 mijë banorë.

Por këta ishuj, megjithëse në Karaibe, nuk shquhen për turizmin veror apo plazhet e lakmuara për të kaluar pushime. Në fakt janë famëkeqe për historinë me evazionet fiskale dhe mashtrimet financiare.

Ishulli vullkanik i Nevis, me vetëm 11 mijë banorë është përfshirë në disa prej skandaleve më të mëdha financiare, si mashtrimi më i madh me taksat në Britaninë e Madhe që i grabiti 620 mijë afrikanëve një pasuri totale prej 22 milion dollarësh.

Në fakt “Panama Pappers” zbuloi dokumente nga plot 70 mijë kompani offshore të regjistruara në ishullin Nevis, por për shkak të sistemit tepër të sofistikuar asgjë me vlerë nuk u bë publike dhe pronarët e tyre nuk u zbuluan kurrë.

Vendimi i qeverisë shqiptare:

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FEDERATËS SË SHËN KRISTOFERIT (ST. KITTS) DHE NEVISIT, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, ZYRTARE DHE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012650966644287
array(1) { ["section"]=> string(90) "vendimi-i-qeverise-shqiperia-heq-vizat-me-shtetin-parajse-fiskale-me-sekret-ne-bote-173348" }