Vendimi i rëndësishëm i Donald Trump, ja çfarë do të bëjë kongresi me urdhër të tij

Publikuar tek: bota, më 08:12 06-03-2017 Vendimi i rëndësishëm i Donald Trump, ja çfarë do të bëjë kongresi me urdhër të tij

Mardhëniet mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ish-presidentit, Barack Obama kanë qenë korrekte për syrin e publikut, por Trump ka ndryshuar çdo perispektivë pas sulmeve ndaj Obamës.

Edhe pse pa asnjë dëshmi mbështetëse Trump nuk është ndalur vetëm tek akuzat për përgjime ndaj Obamës, por me urdhër të tij, Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje kongresit për nisjen e hetimeve mbi pretendimet e presidentit Trump.

Me herët, këshilltari i Obamës, ka mohuar që nga Shtëpia e Bardhë të ketë patur ndonjeherë urdhër për të përgjuar, jo vetëm Trumpin por askënd.

Ne valën e reagimeve, Senatori Republikan Ben Sasse i bëri thirrje të shtunën presidentit qe te japë të gjitha informacionet mbështetëse qe ka për pretendimet e tij, se ish-presidenti Barak Obama kishte përgjuar të gjitha komunikimet e Trump Toëer gjate fushatës presidenciale.

Ndërsa Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshime mbi akuzat e presidentit Trump. Shumë prej tyre i konsiderojnë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga kriza e administratës mbi lidhjet me Rusinë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020992994308472
array(1) { ["section"]=> string(88) "vendimi-i-rendesishem-i-donald-trump-ja-cfare-do-te-beje-kongresi-me-urdher-te-tij-70887" }