Vendimi i Rusisë: Burg për personat që zbatojnë sanksionet amerikane

Publikuar tek: bota, më 05:47 12-05-2018 Vendimi i Rusisë: Burg për personat që zbatojnë sanksionet amerikane

Ligjvënësit rusë janë duke synuar që të bëjnë të dënueshëm me burgim deri në katër vjet zbatimin e sanksioneve të vëna nga Shtetet e Bashkuara apo shtetet e huaja, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse të premten.

Uashingtoni ka nisur një valë sanksionesh drejt kompanive më të mëdha të Rusisë më 6 prill, duke shënjestruar aleatët e presidentit rus, Vladimir Putin për të ndëshkuar Moskën lidhur me supozimet për ndërhyrje të supozuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për siç është thënë aktivitetet tjera të dëmshme.

Projektligji parashikon burgosjen e çdo individi apo përfaqësuesi në Rusi që refuzon të bëjë biznes me ndonjë qytetar rus për shkak të sanksioneve amerikane apo të vendeve tjera.

Një krim i tillë mund të ndëshkohet me katër vjet në burg apo kufizime tjera të ashpra, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Po i njëjti projektligj parashikon që të dënojë qytetarët rusë që u ndihmojnë qeverive të huaja për të sanksionuar Rusinë, duke u ofruar këshilla apo informacione.

Kjo e fundit do të ndëshkohej me tri vjet burgim apo gjobë në vlerë të 8,110 dollarëve, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë muajin e kaluar se mbështet idenë që sanksionet të cilësohen vepra penale duke thënë se një gjë e tillë mbron kompanitë ruse për të mos humbur vendet e punës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Incidenti’ në Shtëpinë e Bardhë, pakujdesia e fëmijës me gotën e ujit, shihni si reagon Melania Trump (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011269092559814
array(1) { ["section"]=> string(74) "vendimi-i-rusise-burg-per-personat-qe-zbatojne-sanksionet-amerikane-120438" }