‘Vendimi i Shahinit është politik’, Koni: Nuk kam marrë akoma pagën, lukset t’i gjejë diku tjetër Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 15-04-2019 ‘Vendimi i Shahinit është politik’, Koni: Nuk kam marrë akoma pagën, lukset t’i gjejë diku tjetër Rama

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar pas pezullimit të tij nga detyra, nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma në Ora Neës, Koni është shprehur se akuzat e paraqitura nga ministrja janë të pavërteta. Koni është shprehur se Shahini ka zgjedhur heshtjen dhe është një vendim politik.

‘Besa Shahinit nuk ia kisha bërë të ditur shqetësimet, pse t’ja bëja të ditur shqetësimet , ja kam bërë zonjës Nikolla. Zonja Shahini zgjodhi heshtjen.  Ajo tha që problemet i bën vetëm rektori Mynyr Koni ndërkohë ka plot rektorë të tjerë. Vendimi i zonjës Shahini është politik duket pastër dhe qartë.’ tha Koni.

Koni ka komentuar edhe fjalët e kryeministrit Rama për jetën e tij plot luks.

‘Nuk i është paguar paga. Rektorit të Universitetit të Tiranës nuk i ëshhtë dhënë paga. Ato lukset ti gjej diku tjetër kryeministri’, tha Koni.

Në përfundim, Koni ka shtuar se është i gatshëm për tu ballafaquar me ministren Shahini.

‘Unë jam i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar një takim me ministren  Shahini për të paraqitur provat që lidhen me shkarkimin tim’, përfundoi Koni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006558895111084
array(1) { ["section"]=> string(104) "vendimi-i-shahinit-eshte-politik-koni-nuk-kam-marre-akoma-pagen-lukset-t-i-gjeje-diku-tjeter-rama-160557" }